Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit në 24 orët e fundit në vendin tonë.
L. A., 31 vjeç banues në Durrës u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen nr.11, ushtronte aktivitetin e lotarive të basteve sportive.
Gjithashtu ra në pranga edhe F. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motomjetin me drejtues L. A., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Durrës
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, shtetasin:
L. A., 31 vjeç banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen nr.11, Durrës, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
—
Informacione parapake
Më datë 07.09.2021, shtetasi N. B., 62 vjeç, banues në Sukth, Durrës, ka rënë nga lartësia (çatia e banesës) së tij, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 08.09.2021, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë zjarr në një kosh të mbeturinave, e si pasojë ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht një automjet tip “Volksvagen”, i parkuar në afërsi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel