Qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen.

Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier.

Një zjarrfikëse ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por situata duket e papërballueshme. Flakët kanë përfshirë jo vetëm shkurre por dhe drurë të shumtë me ullinj. Sipas banorëve të zonës, nëse flakët favorizohen, mund të kalojnë dhe në anën tjetër të rrugës, zonë e cila është e tëra me ullishte.

Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA