U la e pajetë në derë të spitalit/ Babai i Marigonës 18-vjeçare: Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet ne kemi ligjin e kanunit

06/09/2021 19:41

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa ne bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjecarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i 18-vjeçares u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia arrestoi dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj.

Babai i Marigonës, Muhabi Osmani, foli ekskluzivisht për  emisionin Shqipëria Live mesditën e së hënës. Ai tha se nuk kishin dyshuar asnjë moment për gjendjen e çiftit.

Babai i Marigonës: Nuk kemi ditur se na ndodhte ky rast. Kemi pasur bindje se ishte gjithçka në rregull, por qenkemi mashtruar. Në Kosovë thonë që në fillim kur shkon te burri të mërzitet dhe e kam mbajtur vajzën time në vëzhgim. Nuk ka pasur telefon. Kur vinte këtu dhe komunikoja unë gjithmonë në atë mënyrën, lëvizjet çdo bisedë, sytë nga ajo. Nëna e vet ka shkuar dy herë në banesë dhe ka qenë e mbyllur. Kanë ardhur familjarët e tij. Marigona ka qenë një vajzë e urtë, e sinqertë, nuk na ka hapur telashe kurrë.

Ai theksoi se nëse nuk ka drejtësi nga institucionet e Kosovës do të bëjnë vetëgjyqësi, teksa përmend ligjin e Lekë Dukagjinit.

Babai i Marigonës: Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet ne kemi ligjin tjetër, ligjin e kanunit. Më ka ndodhur mua mos t’i ndodhë ndokujt tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA