50 vjeçarja në New York i rrëfen të birit se ka vrarë hallën 97 vjeçare, ai e denoncon (fotot)

06/09/2021 17:46

Një grua në New York është shtruar së fundmi në spitalin psikiatrik pasi ka pranuar vrasjen e hallës së saj të moshuar.

97 vjecarja Antonia Cardona, ishte gjetur e vdekur në apartamentin e saj mëngjesin e të premtes.

Pas zbulimit të ngjarjes, mbesa e saj, e cila nuk është emëruar nga autoritetet, i ka rrëfyer të birit 19 vjeçar se është autore e vrasjes.

Të shtunën mbesa 50-vjeçare e viktimës shihej që shoqërohej e prangosur nga zona rezidenciale e Baruch Houses në Manhattan, pasi kishte pranuar se ishte përgjegjëse për vdekjen e Cardona.

“E vrava, e vrara unë”, i thoshte ajo vazhdimisht policëve, sipas raportimeve të fqinjëve.

“Ajo ishte prangosur dhe u thoshte vazhdimisht policiëve, ‘E vrava unë’, ndërsa ata i thonin, ‘Në rregull ti e vrave po kujdes me ato që të themi, ecni këtej”, tregonte fqinja e të arrestuarës, e njohur vetëm si Maria.

Burimet e policisë tha se e dyshuara kishte precedentë të sëmundjeve mendore dhe u dërgua në klinikën NYC Health Bellevue për një vlerësim.

Një tjetër fqinj që jetonte pranë Cardona, Nephtali Braudy, 77 vjeç, tha për mediat: “Është shumë gjynah, ajo ishte goxha zonjë. I vinte dikush që shoqëronte për të dalë shëtitje, dhe kaq. Ajo shihte punën e saj”.

Braudy tha e njihte dhe mbesën e saj por nuk dukej e aftë për bërë vrasje. “Ajo dukej normale. Por gjërat ndodhin, njerëzit dalin nga binarët”.

Autoritetet shtuan se gruaja e moshuar kishte një të prerë në kyç dhe disa gërvishje të vogla në trup, por shkaku u saktë i vdekjes nuk është publikuar.

E përditshmja The Daily News shkruante se Cardona ishte vendosur në New York City shtatë dekada më parë dhe dilte për shëtitje me nipin e saj Chris Cardona, deri para përkeqësimit të shëndetit.

Ndërkohë krimi ka shënuar rritje të ndjeshme në New York City.

Vrasjet e grabitjet kanë një rënie prej 1.3 përqind nga viti i kaluar. Shkëmbimet e zjarrit janë shtuar me 2.4 përqind, përdhunimet janë rritur më  5.1 përqind, ndërsa shkeljet e tjera janë rritur me 5 përqind.

Në total krimi në qytet ka një rritje prej pesë përqind më shumë se në 2020.

FOTO GALERI
1/5
Një grua në New York është shtruar së fundmi në spitalin psikiatrik pasi ka pranuar vrasjen e hallës së saj të moshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA