Një 47-vjeçar, i identifikuar si Adrian Baçaj është arrestuar nga policia pasi dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë.
Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.
“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel