Një avion arriti të hyjë brenda syrit të uraganit Ida që u përplas me një forcë të dhunshme mbi disa rajone të Shteteve të Bashkuara, por në zemrën e stuhisë së kategorisë 4, egërsia që ajo përcjell në tokë nuk duket gjëkundi.
Qëllimi i këtij fluturimi të avionit të Këshillit Kombëtar për Oqeanet dhe Atmosferën në SHBA, ishte të studiohej fuqia shkatërruese e uraganit. Ida shkaktoi kaos e viktima në Nju Jork. Stuhia ka goditur edhe Pensilvaninë, Delauerin, Merilendin dhe Uashingtonin. Erërat lanë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa shirat shkaktuan përmbytje të shpejta.
Në një pjesë të Pensilvanisë ranë 22 centimetra shi gjatë një periudhe 48-orëshe. Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinaës të dielën, si uragan i kategorisë 4. Qindra mijëra shtëpi në Luiziana mbeten pa energji elektrike, ndërsa qyteti Nju Orlins ka vënë orë policore gjatë natës.
Top Channel