Punonjësja pa eksperiencë parandalon ‘pa dashje’ grabitjen e supermarketit… nuk dinte të hapte arkën e parave

18/07/2026 21:33

Plani ishte i thjeshtë: të hynte në supermarket, të hapte arkën dhe të ikte me paratë. E gjitha kjo në më pak se një minutë, pa asnjë problem. Por grabitësi nuk do ta kishte menduar se grabitja do të shkatërrohej për shkak të një arkëtareje të re… dhe mungesës së përvojës së saj.

Grabitja e dështuar ndodhi në një provincë të Firences, ku një asistente njëzetvjeçare në një dyqan, pa dashje, parandaloi një grabitje në ditën e saj të parë në punë, Kjo nuk ishte një gjë e vogël, duke pasur parasysh se mungesa e përgatitjes së saj i kushtoi shtrenjtë hajdutit, pasi ai jo vetëm që iku duarbosh, por rrezikoi edhe të kapej nga klientët e supermarketit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, burri hyri në supermarket dhe u drejtua drejt e te arka. Atje, ai dyshohet se e kërcënoi gruan e re, duke kërkuar që ajo t’i dorëzonte paratë menjëherë. Megjithatë, shitësja nuk mundi ta hapte arkën për shkak të mungesës së përvojës, duke ia humbur kështu kohën e çmuar hajdutit. Pas disa minutash “durimi”, ai u detyrua të dorëzohej.

Skena nuk kishte kaluar pa u vënë re nga klientët dhe punonjësit e tjerë, të cilët, pasi e kuptuan situatën, ndërhynë. Hajduti në atë moment, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ikte, i ndjekur nga dhjetëra persona që ndërkohë kishin njoftuar karabinierët. Megjithatë, para se të mbërrinte policia, hajduti me sa duket arriti të zhdukej.

Top Channel