Arben Shehu: Denonconi rastet kur punonjës të KLSH shkelin ligjin
02/09/2021 20:31
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bën apel për qytetarët dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të administratës së KLSH.
Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese të çdo individi që abuzon me detyrën.
KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje e ligjit penal nga punonjës të KLSH.
Top Channel