Spikeri po transmetonte lajmet, grupi i talebanëve të armatosur hyn në studio

31/08/2021 12:08

Një surprizë aspak e këndshme priste një spiker lajmesh afgan, të dielën, i cili teksa lexonte faqet e para të gazetave, papritmas pa luftëtarët talebanë që pushtuan studion duke mbajtur armë.

Videoja tregon gazetarin që lexon titujt, teksa është i rrethuar nga tetë luftëtarë talebanë të armatosur.

“Ky është një moment tronditës për një spikere afgane të lajmeve, i cili ndërsa lexon titujt rrethohet nga grabitës të armatosur talebanë”, raportoi Daily Mail.

Videoja në fjalë u postua në internet nga rrjeti televiziv i Kabulit “Peace Studio”, duke rritur ndërgjegjësimin në botën gazetareske  dhe duke dhënë një pasqyrë të asaj që do të pasojë në fushën e informacionit.

Yalda Hakim, gazetare e BBC-së shkroi në Tëitter në lidhje me videon që u xhirua të dielën pasdite me përshkrimin: Gazetaria nuk është krim!

Kian Sharifi, një gazetar me emisionin e mëngjesit të BBC Monitoring tha se emisioni ishte një program diskutimi politik i quajtur “Pardaz” dhe se gazetari ishte i detyruar të thoshte se “Emirati Islamik”, siç e quajnë talebanët veten e tyre, dëshiron që qytetarët të punojnë me ta dhe të mos kenë frikë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA