“Puna është punë”, ish ministri afgan shpërndan pica në Gjermani!

31/08/2021 15:52

Dikur, në Afganistan ishte ministër. Sot në Gjermani, punon si shpërndarës ushqimi: 6 ditë gjatë javës, 10 orë në fundjavë.

Me veshjen e tij ngjyrë portokalli, duke trokitur dyerve për të dorëzuar picat e ushqime të tjera, Sayed Sadaat nuk të lë aspak përshtypjen e njeriut që dikur ishte në krye të ministrisë së komunikacionit në vendin e vet. Por atij nuk i vjen keq. “Puna është punë”, shprehet me përulje ish ministri.

“Për mua është diçka e re dhe më entuziazmon. Po eksploroj zonën, shoh fshatrat, shoh vende të ndryshme. Është dhe stërvitje në të njëjtën kohë. Shikojeni pak biçikletën, është fitness: bëj 1.200 km në muaj”.

Saddaat shtoi se ashtu si ai, ka dhe plot refugjatë të tjerë që bukën e nxjerrin me djersë.

“Jo të gjithë emigrantët janë këtu vetëm për të marrë para nga qeveria. Ata punojnë shumë. Ata i japin këtij vendi taksa, e bëjnë plot gjëra të tjera pozitive. Ndaj mesazhi im është t`i shohin emigrantët, se kanë plot cilësi të mira dhe janë të prirur të integrohen në këtë shoqëri”.

Ish ministri u shpreh se shpresa e tij e madhe është që Afganistani të kthehet sërish në një vend të stabilizuar, të sigurtë, paqësor e të begatë sa i takon punës, arsimit e shëndetësisë.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA