Çelet ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta” në ambientet e kryeministrisë/ Rama: Historitë e diktaturës t’i përdorim në funksion të së ardhmes

30/08/2021 19:49

Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”, me dokumente të në ish-Sigurimit të Shtetit u çel sot në në lulishten pranë kryeministrisë.

Ekspozita tregon një pjesë nga e shkuara e dhimbshme që kanë përjetuar viktimat e diktaturës dhe familjarët e tyre.

Në fjalimin e tij, kryeministri i vendit, Edi Ramës u shpreh se “kjo ekspozitë është një kontribut modest, për të gjithë ata që kanë vuajtur atë periudhë”.
Them se historia e gjithë persekutimeve dhe torturave të diktaturës, përtej vuajteve personale, është një histori vuajtjeje për ndërgjegjen e shoqërisë.
Nuk është vonë, që këtë histori ta nxjerrim në funksion të të ardhmes”, tha Rama.

Kur foli për personat që kanë vuajtur në burgjet komuniste, kryeministri u shpreh se “ne kemi shlyer atë borxh të madh moral në radhë të parë, por edhe atë borxh të mbartur financiar të pashlyer për shumë e shumë vite po të keni parasysh që ky proces ka filluar vetëm 7 vite më parë e ndërkohë kishin kaluar 23 vite të tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA