“Vermoshi” çon në pranga 21-vjeçarin, anëtar i grupit të strukturuar kriminal në…

29/08/2021 14:02
Ilustrim

Si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Vermoshi”, ka rënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet se është anëtar i një grupi të strukturuar  kriminal  në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia njofton se 21-vjeçari i arrestuar është shtetasi A.L., 21 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallezim i krimit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA