Disa orë pasi Presidenti Biden tha të shtunën se ka gjasa që brenda 24-36 orëve të ardhshme aeroporti i Kabulit të sulmohet përsëri, ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga perimetri i aeroportit, duke cituar shqetësimet e sigurisë.
Paralajmërimi u bën thirrje amerikanëve të shmangin zonën pranë aeroportit, përfshirë edhe ministrinë e brendshme dhe një pikë karburanti pranë aeroportit.
Presidenti Biden tha përmes një deklarate të shtunën se ka rrezik për sulme të reja, ndërsa SHBA dhe aleatët e tyre përmbyllin tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Kabuli, vetëm dy ditë pasi një shpërthim vetëvrasës la të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë të vrarë.
Presidenti Biden tha se kishte urdhëruar komandantët amerikanë të mbrojnë trupat amerikane që ndodhen në aeroportin e Kabulit, të cilat po punojnë për të përmbyllur fazat e fundit të tërheqjes./VOA/
Top Channel