Nuk është vetëm Rita! Vera Ora zbulon se ka një tjetër këngëtare shqiptare të preferuar

28/08/2021 14:00

Prindërit e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, shijuan për pak kohë pushimet verore në Shqipëri. Vera dhe Nick qëndruan në Kosovë dhe në Ulqin, por tanimë i janë rikthyer sërish rutinës së tyre në Londër.

Pavarësisht kësaj, mamaja e Ritës e gjen gjithmonë një mënyrë për t’a mbajtur Shqipërinë afër. Sëfundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory duke dëgjuar në makinë një këngë shqiptare.

Bëhet fjalë për hitin “Harrom” të Dhurata Dorës. “Muzika ka faj edhe Dhurata Dora”, shkruan në postim Vera, duke i lënë të gjithë të kuptojnë se përveç Ritës, ajo ka një tjetër artiste shqiptare të preferuar.

Dhurata Dorës nuk i ka shpërtuar ky postim nga Vera Ora dhe menjëherë e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel