Super-anija që ka drejtuar uljen në Venus dhe misione të tjera hapësinore sovjetike (fotot)

27/08/2021 21:07

Kjo anije është stacioni i pabesueshëm lundrues hapësinor që përdorte 71 antena dhe katër pjata gjigante satelitore, dy prej të cilave peshojnë 480 ton.

Prej viteve 1950-të Bashkimi Sovjetik nuk ka kursyet për zhvillimin e programeve hapësinore, dhe objektivat e reja kërkonin vendime gjithnjë e më inovative, shkruan rrjeti ‘Russia Beyond’.

Llogaritjest balistike tregonin se anijet hapësinore që orbitonin tokën kalonin të paktën gjashtë herë mbi oqeanin Atlantik, kohë gjatë së cilës komunikimi i tyre me tokën përkeqësohej ndjeshëm.

Prandaj shkencëtarët erdhën me idene e krijimit te stacionit lundrues të kontrollit, dhe në vitin 1971 anija ‘Kosmonavt Yuriy Gagarin’ u lëshua në ujë.

Anija ka një pamje absolutisht unike prej numrit të madh të antenave e satelitëve. Ajo kishte një qendër komande radio dhe qendrën ‘Foton’ për monitorimin e misioneve hapësinore.

Pajisjet e saj lejonin punën me dy mjete hapësinore njëherësh, me të cilat këmbenin koordinatat, ndryshonin trajektoret ose kontaktonin me kozmonautët me telefon dhe telegraf.

Mjeti ka një total prej 75 antenash e pjatash satelitore të masave dhe qëllimeve të ndryshme. Dy më të mëdhate, të instaluara në kullat e tyre janë 25 metra në diametër dhe peshojnë 240 ton secila.

Masa dhe forma e antenave shkaktonte probleme me stabilitetin e anijes dhe ruajtjen e ekuilibrit me forcat e jashtme.

Për këtë mjete komandimi të brendshme komandimi të anijes që lehtësonin timonimin e saj në shpejtësi të ulët, gjatë kontaktit me rrymat e forta dhe për shfrytëzimin e tyre në favor të lundrimit.

‘Gagarin’ mburrej me rangun e saj të lundrimit prej 20,000 milje detare. Për krahasim, aeroplanmbajtësja e rëndë ruse ‘Admiral Kuznetsov’ mund të lundrojë për vetëm 10 000 milje.

Gagarin ka qenë pjesë thelbësore e misioneve hapësinore sovjetike ‘Luna 20’, ‘Venera 8’, ‘Soyuz’ e ‘Salut-7’.

Por megjithë karakteristikat e saj unike, fundi ishte i hidhur. Pas shpërbëries së BRSS anija e regjistruar në portin e Odessa, kaloi në dorë të Ukrainës që ishte bërë një vend i pavarur.

Vendi nuk kishte një program hapësinor për ta përdorur prandaj Gagarin qëndronte kot. Në vitin 1996, Ukraina e shiti atë për skrap te një kompani austriake me çmim $170,000 per ton dhe më pas u dërgua në Indi për t’u shpërbërë.

FOTO GALERI
3/6
Anija ka një pamje absolutisht unike prej numrit të madh të antenave te satelitëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA