Kompania UAV Factory prezantoi dronin saj te fundit, Penguin C Mk2 VTOL, i cili mbështetet në teknologjinë inovative “Aeroflow boom” që zvogëlon fërkimin gjatë fluturimit horizontal dhe e zgjat autonominë e mjetit me 20 për qind.
Droni ngrihet dhe ulet vertikalisht, si të tjerët të ngjashëm me të. Por në momentin që arrin një lartësi të caktuar, rotorët, apo spiralja e ndezjes mblidhen automatikisht, duke lejuar vazhdimin e fluturimit si avion falë helikës së pasme. Tërheqja e rotorëve bën që droni të fitojë ndjeshëm në aerodinamikë, duke reduktuar kështu tërheqjen parazitare e cila ndikonte në shpejtësi.
Penguin C Mk2 VTOL ka kryer deri tani më shumë se 600 teste të suksesshme fluturimi në kushte atmosferike nga më të ndryshmet. Kështu, ai mund të fluturojë edhe mes erërash që arrijnë shpejtësinë 55 km/orë dhe në temperatura nga -40 deri në +50 gradë Celsius. Kompania letoneze-amerikane ka prodhuar dy variante të këtij droni, të konsideruar më i avansuari deri tani në botë: njëri për qëllime civile si vëzhgim e xhirime nga ajri , dhe tjetri, një model taktik ushtarak, mund të përdoret dhe për spiunazh e për gjurmimin e objektivave në lëvizje.
Top Channel