Triumfi i shpejtë i ka mbushur talebanët me eufori, por ka disa gjëra që duket se shkojnë përtej aftësive të tyre.
Një nga këto, është pilotimi i Black Hawk-ëve amerikanë. Talebanët kanë tashmë në duart e tyre mijëra armatime të cilat ushtria amerikane ua dhuroi për vite me radhë forcave afgane, e disa luftëtarë të tyre u shfaqën së fundi në një video ku shihen sesi tentojnë të bëjnë xhiro me një helikopter ushtarak amerikan. Por ndërsa donin ta përdornin si taksi mjetin 6 milionë dollarësh, asnjeri prej tyre nuk dinte sesi ta pilotonte!
Talebanët kanë kërkuar ndihmën teknike të Turqisë për drejtimin e aeroportit të Kabulit, diçka të cilën nuk dinë ta bëjnë vetë, edhe pse këmbëngulën në të njëjtën kohë që edhe ushtarët turq, ashtu si trupat e tjera të largohen, duhet të largohen nga vendi.Kërkesa e ka vendosur Ankaranë përpara një zgjedhjeje të vështirë, ndonëse presidenti Rexhep Tajip Erdogan e ka thënë prej kohësh se vendi i tij është gati të ruajnë praninë në aeroportin e Kabulit, nëse do t`i kërkohet. Turqia ishte pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, e ka ende trupa ushtarake në aeroport.
Top Channel