Literatura për bibliotekat e shkollave/ Zgjidhen anëtarët e dy bordeve të rekomandimit

24/08/2021 15:27

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.

Ministrja Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjetin social Facebook, ka informuar në lidhje me funksionin dhe rëndësinë e dy bordeve, përkatësisht bordit për literaturën artistike e shoqërore, si dhe bordit për literaturën shkencore dhe didaktike.

Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin listën e titujve të librave shkencorë, metodikë, didaktikë dhe artistikë që i shërbejnë shkollave tona dhe veprimtarive jashtëshkollore për nxënësit”, shkruan Kushi.

Duke theksuar rëndësinë e librit tradicional, Ministrja Kushi shton se këto kohë leximi dhe libri tradicional janë në sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë, tendencave dhe stilit të ri të jetesës.

Prandaj është përgjegjësi e jona që ta kemi në vëmendje të veçantë pasurimin e bibliotekave me tituj dhe autorë të rinj në mënyrë që nxënësit të jenë miq të ngushtë të librit dhe vizitorë të rregullt të bibliotekave të shkollave”, shprehet ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA