Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Terapitë janë thuajse plot, gati 2000 janë të sëmurët rëndë, ndërsa mosha mesatare e të shtruarve në spital është ulur ndjeshëm: situata e pandemisë në Spanjë shfaqet sërish alarmuese.
Sipas medieve italiane vendi po kalon në valën e pestë të sëmundjes. Pasi lehtësoi ndjeshëm masat anti-Covid, Spanja po përballet me një hov të variantit Delta ndërsa të shtruarit në kujdes intensiv janë më të rinj: gati gjysma e rasteve, janë më pak se 50 vjeç. Numri i intubimeve megjithatë, nuk është aq i lartë sa më parë.
Qeveria katalanase po kërkon rikthimin e shtetrrethimit në Barcelonë dhe 61 komuna të tjera me më shumë se 20 mijë banorë. Nëse kalohet incidenca e 125 infektimeve për 100 mijë banorë në harkun e 7 ditëve, do të vendoset sërish ndalimi i qarkullimit në orare të caktuara.
Spanja me 47 milionë banorë, numëron deri tani 4 milionë e 770 mijë të infektuar dhe mbi 83 mijë viktima nga Covid 19. Deri tani, gati 75 % e popullatës atje ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 65% konsiderohej e mbrojtur me imunizim të plotë.
Top Channel