Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin rrugor Milot-Morinë këtë të hënë.
Policia njofton se një 31-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një tjetër automjet, e për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri.
“Në aktin rrugor Milot-Morinë, automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel