Bayerni i Mynihut dhe Kolni zhvilluan 21 minuta lojë të çmendura në pjesën e dytë në “Allianz Arena”, duke shënuar plot 5 gola, me skuadrën e Nagelsmann që festoi (3-2) fitoren e parë në Bundesligë.
Në impiantin e Mynihut ndodhi diçka e pabesueshme nga minuta e 50-të deri në të 71-tën, me shifrat që ndryshuan nga 0-0 në 3-2 brenda një kohe të shkurtër.
Pas një pjese të parë me ritëm nën mesatar, gjithçka ndryshoi kur Robert Lewandowski, i shërbyer nga Musiala mposhti portierin Horn. 9 minuta më vonë, Gnabry u dha avantazhin e dyfishtë bavarezëve, por kundërpërgjigjja e Kolnit ishte e pabesueshme me Modesten dhe Uth që realizuan respektivisht në minutat 60’ dhe 62’ për të kthyer ekuilibrat në rezultat.
Gjithsesi, në të 71-tën, Joshua Kimmich aistoi Gbabry-n për golin e 3-2, që mjaftoi për t’i siguruar Bayernit suksesin e parë në këtë sezon të Bundesligës.
Top Channel