Zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ kërkon verifikimin e rreth 5 mijë kandidatëve për kryetar komunash

20/08/2021 20:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon verifikimin e rreth 5 mijë kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi se kandidat nuk mund të jetë një person i dënuar tre vjetët e fundit.

“Kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Prandaj, është kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të na dërguar emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”.

Përgjigjet e institucioneve ku po verifikohen emrat priten deri më 24 gusht dhe certifikimi do të bëhet deri më 1 shtator.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 94 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim, prej të cilave 32 janë parti politike, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA