Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi se ndalesat e nivelit të katërt kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që po zbatohen në qytetin më të madh të vendit, Auckland, janë zgjatur deri më 23 gusht duke përfshirë gjithë vendin.
Ardern në konferencën për media të mbajtur në kryeqytetin Wellington dha një deklaratë në lidhje me rastet e reja të COVID-19 në vend dhe masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.
Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, ajo tregoi se janë raportuar 11 raste me COVID-19, prej të cilëve 3 në Wellington ndërsa ende nuk e dinë dimensionin e variantit Delta, i cili është hasur tek një person i ardhur nga qyteti Sydney i Australisë.
Ajo njoftoi se për këtë shkak ndalesat e nivelit të katërt që po zbatohen në Auckland, janë zgjatur deri më 23 gusht në mesnatë, përfshirë gjithë vendin. “Ende jemi duke pritur për një numër të madh të kontakteve të ngushta që duhet të testohen. Nuk e dimë ende dimensionin e variantit Delta. E gjithë kjo na thotë se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, u shpreh ajo.
Në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, më 17 gusht një person u diagnostikua me COVID-19 duke e vendosur qytetin në “mbyllje të plotë” 7-ditore në kuadër të kufizimeve ndërsa ndalesa për qytetet tjera ishte caktuar 3 ditë.
Zelanda e Re me një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh është një ndër vendet që ka luftuar më me sukses kundër pandemisë së COVID-19.
Deri më tani vendi ka raportuar vetëm 2.968 raste ndërsa kanë humbur jetën 26 persona. Vendi ka 69 raste aktive prej të cilëve një trajtohet në spital./AA/
Top Channel