Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në mesditë në autostradën Prizren-Suharekë, në të cilin kishin qenë të përfshira një makinë me targa kosovare dhe tjetra me targa të Shqipërisë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Sipas Policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Prizrenit, kurse njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Me vendim të prokurorit drejtuesja e njërës nga makinave të përfshira në aksident, një shtetase shqiptare është dërguar në Komisariat.
KosovaPress ka raportuar dje për këtë rast, ku sipas dëshmitarëve, policia dhe ekipi i ndihmës së parë është vonuar rreth 30 minuta.
Top Channel