Jennifer Lopez e la dha u hodh në krahët e ish të dashurit, por Alex Rodriguez sërish thotë fjalët më të mira për të

19/08/2021 13:06

Edhe pse Jennifer Lopez zhduku nga mediat sociale çdo kujtim që kishte me Alex Rodrigez, sërish ky i fundit në çdo dalje të tij televizive vijon të thotë fjalët më të mira për yllin botëror të muzikës.

Por pas ndarjes Jennifer Lopez nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në krahët e ish të dashurit Ben Affleck. Sërish kjo lëvizje e saj nuk e bëri Alex Rodrigez të ndryshonte mendim për të, ose të paktën kështu të dukej në publik.

Në një intervistë të fundit me “Entertainment Tonight”, Alex Rodriguez iu referua yllit dhe tha se ishte mirënjohës për lidhjen e tyre.

“Kam pasur pesë vjet të një jete të jashtëzakonshme, kam përjetuar shoqërinë në mënyrën më të mirë dhe natyrisht edhe vajzat e mia janë ndjerë mirë dhe kam mësuar kaq shumë gjëra”, tha ai.

Më tej ai shtoi: “Ne jemi shumë mirënjohës për pesë vitet e fundit. Tashmë po mendojmë se si do t’i bëjmë pesë vitet e ardhshme edhe më të mira se ato që kemi kaluar tashmë”.

Kjo deklaratë e fundit e tij shërbeu që të kuptojmë se Alex Rodriguez nuk është duke e përjetuar keq këtë ndarje, ndërsa shtoi gjithashtu se është duke ia kushtuar të gjithë kohën vajzave të tij.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA