Vodhi nën kërcënimin e armës para që transportoheshin nga banka në postë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim
18/08/2021 13:50
Policia e Lezhës ka vënë nën pranga një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje me armë.
Policia organizoi punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Elton Gjini, 40-vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal).
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që transportoheshin nga një bankë në postë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel