Zjarr pranë liqenit të Viroit, digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre
Prej disa ditësh është rikthyer në vëmendje çështja e Bleona Matës, e cila prej 16 vitesh rezulton e zhdukur. Sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u përballën nëna e Bleonës dhe avokati Alban Duraj, i cili ka deklaruar se ka komunikuar me zonjën Bukurie dhe e dinë se ku ndodhet vajza.
Ndërkohë zonja Bukurie kundërshtoi se e njihte avokatin Duraj dhe i kërkoi që të bënte një punë të pastër e të thoshte të vërtetën.
Por jo vetëm kaq, pasi në studio ishte i ftuar edhe avokati i familjes, Idajet Beqiri, i cili tha se çështja në fjalë është në SPAK, por është çështje e pezulluar.
Këtu ndërhyn moderatorja Bieta Sulo, e cila thotë se i kanë dërguar një email zëdhënëses së SPAK dhe nga përgjigja rezulton se nuk ka çështje të regjistruar për Bleona Matën.
“Përshëndetje Denisa. Së pari uroj të jeni mirë! Në përgjigje të kërkesës suaj, e protokolluar m 19.03.2026, ju informojmë si vijon:
Pas verifikimeve të kryera, në Prokurorinë e Posaçme nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën. Gjithë të mirat”, shkruhet në email-in e dërguar nga SPAK.
Pjesë nga biseda:
Idajet Beqiri: Është një çështje sensitive, një çështje që ka ngritur në këmbë gjtihë kombin shqiptar. Nuk është vetëm një çështje e Shqipërisë, tashmë nuk është thjesht çështje mediatike, por është bërë bisedë në çdo vatër shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët. Është një ngjarje e rëndë, një krim i pazbuluar. Kemi të bëjmë jo thjesht me një rrëmbim, kemi të bëjmë me trafikim të qenieve njerëzore. Dhe SPAK që e ka tashmë çështjen, se e kishte Prokuroria e Kukësit, e ka marrë për shkak të kësaj. Pra pasi kemi të bëjmë me trafikim të qenieve njerëzor nga një grup i strukturuar kriminal
Bieta Sulo: Jeni i sigurt që e ka marrë SPAK këtë çështje?
Idajet Beqiri: Jam i sigurt se kam dokumentin, ua kam dhënë edhe ju
Bieta Sulo: Po, kemi folur më herët bashkë,
Idajet Beqiri: Që nga viti 2024 e ka dhe vazhdon. Në SPAK është por është çështje e pezulluar.
Bieta Sulo: Ne kemi folur në telefon për këtë dhe i dërguam një email zëdhënëses së SPAK dhe përgjigja që kemi marrë është:
“Përshëndetje Denisa. Së pari uroj të jeni mirë! Në përgjigje të kërkesës suaj, e protokolluar m 19.03.2026, ju informojmë si vijon:
Pas verifikimeve të kryera, në Prokurorinë e Posaçne nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën. Gjithë të mirat”.
Idajet Beqiri: Nuk janë korrekt në përgjigje sepse prokurori i çështjes, që ka qene Anton Martini, ai ka marrë dhe një vendim për këtë punë. Ai është personi që nga zhdukja që ishte dhe rrëmbim personi, çështjen e kualifikoi për hetim në trafikim të qenieve njerëzorë. ka marrë dhe një vendim përkatës ku ka arsyetuar dhe pse e kanë marrë. Domethënë, Prokuroria e Krimeve të Rënda fillimisht dhe pastaj që u bë SPAK.
Top Channel