Numri më i lartë i infektimeve që nga 1 shkurti, mbi 8600 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Izrael

18/08/2021 01:49

Vazhdon të rritet numri i infektimeve në Izrael dhe për këtë , shkak është varianti Delta i Covid-19 i cili është varianti më i transmetueshëm. Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 mijë e 646 raste të reja dhe 26 persona kanë humbur jetën.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në vendin me rreth 9.3 milion banorë, shkoi në 6.694 ndërsa numri i rasteve u rrit në 951.225. Në deklaratë thuhet se numri i rasteve të zbuluara në ditën e fundit është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara nga 1 shkurti e deri tani.

Izraeli në muajt e kaluar falë vaksinimit arriti të vë nën kontroll pandeminë ndërsa më 19 prill hoqi detyrimin për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe më 15 qershor në ambiente të hapura. Në fillim të qershorit, numri i rasteve aktive kishte rënë deri në 200 ndërsa numri i rasteve ditore nën 20.

Për shkak të rritjes së rasteve, më 25 qershor Izraeli vendosi sërish mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA