I vunë zjarrin një parcele me ullishte, pranga 54 vjeçarit në kërkim vëllai i tij

18/08/2021 09:55

Një person është vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, të cilët dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri.

Policia njofton se shtetasi M.Ç., në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K.Ç., dyshohet se kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I.T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj, duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh me shkurre.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA