
27/02 22:51
Si të mos mjaftonte ‘Covid-19’ epidemia e kolerës ka marrë jetën e 1.178 personave në Nigeri.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Nigeri, Dr. Chikwe Ihekwezu deklaroi se midis 1 janarit dhe 14 gushtit epidemia u përhap në 23 provinca.
37.819 persona u diagnostikuan me kolerë gjatë kësaj periudhe kohore.
26 për qind e rasteve të zbuluara në vend janë të moshës 5-14 vjeç, ndërsa 51% janë burra dhe 49% janë gra.
Ihekweazu deklaroi se qeveria ka marrë masa kundër epidemisë dhe i bëri thirrje publikut t’i kushtojë më shumë rëndësi higjienës.
Ndërkaq, mjekët filluan grevë me arsyetimin se nuk mund të merrnin pagat e tyre.
Top Channel