Ilda, motra e modeles shqiptare Almeda Abazi i ka dhënë fund beqarisë para disa ditësh.

Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan elegant për ditën e saj më të bukur.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.

Almeda e nisi videon që nga grimi i saj, flokët e deri tek mbërritja në dasmë duke ndarë edhe momente mjaft të ëmbla nga kurorëzimi i motrës.

Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë, Alinën.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA