Pamjet/ Veliaj reagon për zjarrin te “Sarajet e Toptanit”: Kamerat kanë filmuar zjarrvënësin, nga sot do ruhet 24 orë!

17/08/2021 08:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja përmes statusit më poshtë dhe videove e fotove në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të publikuar, krytetari i Bashkisë bën me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se autori është filmuar nga kamerat. Po ashtu ai ka bërë me dije se tashmë ky monument kulture do të ruhet 24 orë.

Sipas Veliajt, zjarri është vënë me qëllim që pronarët të ndalojnë shpronësimin, ndërsa theksoi se deri sa të bëhen shpronësimet te Sarajet nuk do të ketë as ndërtim dhe as zjarr.

“1. Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra 🚒

2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.

3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!

4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!

5.Ngjarjet do rrjedhin si me poshte: 1. Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane) 2. Shpallje Muze si ish Legata e Pare  ne Tirane dhe monument kulture 3. Rikonstruksion dhe hapje per publikun

Mirenjohje zjarrfikseve & policise per mbreme!“, shkruan Veliaj në Twitter.

 

FOTO GALERI
4/5

Top Channel