Divjakë-Selenicë, kundër shkrirjes/ Këshilltarët e majtë dhe të djathtë kundërshtojnë projektin për bashkimin me Vlorën

14/08/2026 17:17

Bashkitë e vogla vazhdojnë të kundërshtojnë propozimin e mazhorancës për bashkimin me njësitë më të mëdha.

Këshilli Bashkiak i Divjakës dhe ai i Selenicës zhvilluan të premten mbledhje urgjente, ku këshilltarët e majtë e të djathtë bashkuan votat dhe votuan kundër këtij propozimi, që parashikon krijimin e 46 bashkive nga 61 që janë aktualisht.

I pranishëm në mbledhjen e Divjakës ishte edhe kryebashkiaku Josif Gorrea, i cili foli dhe për debatin e dy ditëve më parë me kryeministrin Edi Rama, në mbledhjen e zhvilluar në Kuç të Vlorës, ku dy prej drejtuesve vendorë u nxorën jashtë.

Kryebashkiaku Gorrea sqaroi dhe qëndrimin e tij kundër propozimit socialist. Po ashtu, edhe kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, ishte i pranishëm në mbledhjen me këshilltarët, ku renditi arsyet e qëndrimit kundër bashkimit me Vlorën.

Këshilltarët e majtë dhe të djathtë kanë kërkuar që edhe deputetët e të gjitha kaheve politike të bashkojnë votat në Kuvend për të rrëzuar hartën e re territoriale me 46 bashki.

Top Channel