Gjatë natës është përfshirë nga flakët godina e Sarajet e Toptanëve, në qendër të Tiranës, e cila është godinë monument kulture.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri tek Sarajet e Toptanëve solli reagimin e shumë aktivistëve të shoqërisë civile. Aktivisti Kreshnik Osmani me një postim në profilin e tij në facebook shkruan se në këtë mënyrë po shkatërrohet identiteti i kryeqytetit.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Banesa me dy kate, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture në mbrojtjen e shtetit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA