Të shtëna në një shkollë në Filipine, tre të vdekur dhe tetë të plagosur, ngjarja ndodhi gjatë pushimit të drekës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën (16 gusht) se operacioni ushtarak në Afganistan, i udhëhequr nga SHBA-ja, ka arritur më pak rezultate sesa që ishte planifikuar.
“Misioni arriti të ndalojë Al-Kaidën që të mos përsërisë sulmet e saj të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, por gjithçka tjetër që ka pasuar nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është arritur në mënyrën që ne kishim planifikuar”, u tha Merkel gazetarëve.
“Është e tmerrshme për miliona afganë që kishin punuar për një shoqëri më të lirë dhe të cilët, me mbështetjen e komunitetit perëndimor, janë përqëndruar në demokracinë, në arsim, në të drejtat e grave”, tha ajo.
Mësimet duhet të nxirren nga operacioni dy-dekadësh, tha Merkel, duke shtuar se në misione të tillë mbase duhet vendosur qëllime më të vogla.
Kreu i partisë së Merkelit, Armin Laschet, e kishte quajtur të hënën më herët operacionin në Afganistan si “debaklin më të madh” në historinë e NATO-s.
Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti./REL
Top Channel