Ç’ndodhi 24 orët e fundit në Tiranë? Policia i vë prangat 14 personave, ja për çfarë akuzohen

16/08/2021 12:26
Foto Ilustruese

14 persona, që akuzohen për kryerjen e disa veprave të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 19-vjeçari E.B, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).  Po ashtu në prokurori u referuan edhe materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Nga të njëjtët specialistë u bë ekzekutimi i  urdherit të prokurorit për shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.

Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 9 shtetasve për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe disa prej tyre nën efektin e alkoolit.

“J. H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

H.K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA