Në vitin 2003, një mjek nga Kalifornia publikoi një roman, Gjuetari i balonave, për një fëmijë që rritet në Kabul gjatë viteve 1970. Vetëm dy vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërsa bota ishte ende duke vrarë mendjen se si ta kuptonte Afganistanin, romani i Hosseinit dha një përgjigje të thjeshtë. Një vend si të gjithë të tjerët.

Gjuetari i balonave u shit me miliona kopje në të gjithë botën dhe u pasua nga dy libra të tjerë, Njëmijë diej vezullues dhe Dhe malet oshëtinëPor suksesi i Gjuetarit të balonave, i cili ishte romani i parë i Hosseinit, duket se lidhet me thjeshtësinë e përshkrimit të jetës në Afganistan gjatë kohës kur vendi ishte  një mbretëri. Autori përshkruan një incident të pakëndshëm që i ndodhi atij dhe një shoku të tij të fëmijërisë.

Hosseini ishte fëmija e një diplomati. Shoku i tij i fëmijërisë  ishte fëmija e një shërbyesi. Afganistani ishte një vend i përgjumur dhe i harruar, i varfër me një gjeografi të pamëshirshme, përplot me male dhe pa dalje në det. Por fati e deshi që vendi të gjendej në mes të një masivi toke të njohur si Evroazia, si dhe ku pika ku në periudha të ndryshme të historisë, perandori shumë të mëdha u takuan gjatë fushatave të tyre për zgjerim. Herën e parë që një përplasje e tillë ndodhi, ishte mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Perandoria Britanike, duke u zgjeruar nga kolonia e saj, India, mbërriti në veri ku u takua me Perandorinë Ruse, e cila zbriti nga  veriu. Historianët i vunë kësaj përplasjeje emrin Loja e madhe. Ata e huazuan këtë term nga letërsia: termi u krijua nga Rudyard Kipling.

Në shekullin e njëzetë, një përplasje tjetër ndodhi. Kësaj here, Bashkimi Sovjetik u përplas me Shtetet e Bashkuara. Sovjetikët mbështetën komunistët vendës më 1978 për një grusht shteti të përgjakshëm, i cili u pasua nga pushtimi i plotë i Afganistanit dhe më pas, nga një dekadë luftë e përgjakshme, kur fuqitë e tjera ndërhynë për t’i shkaktuar sa më shumë telashe të mundeshin sovjetikëve.

Husseini ishte 11 vjeç kur i ati siguroi një punë si diplomat në Paris më 1976 ndërsa familja qëndroi në perëndim pas grushtit komunist të shtetit dy vjet më vonë. Ata kërkuan strehim politik në SHBA dhe zunë vend në Kaliforni. Husseini vizitoi Kabulin për herë të parë pas 25 vjetësh më 2003.

Ai deklaroi më vonë se një nga arsyet se pse shkroi Gjuetarin e balonave ishte ndjenja e fajit të njeriut të mbijetuar. Ai dhe pak afganë të tjerë, arritën t’i shpëtojnë tmerreve të Luftës Sovjeto-Afgane, e më pas, të Luftës Civile Afgane, të cilat zgjatën mbi 20 vjet, sepse qëlluan të jenë në perëndim. Pjesa tjetër e afganasve, përfshirë shokun e fëmijërisë së shkrimtarit, mbetën atje.

Top Channel