Shqipe Hysenaj njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe si ajo që hodhi “bombat” e para për konkurrentët e realiy show-t.
Tani ajo i ka lënë pas këto dhe në rrjetet e saj sociale poston foto e video të saj, e herë pas here bën edhe bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë.
Edhe një ditë më parë, ajo ka vendosur që t’u kthejë përgjigje pyetjeve të shumta të fansave të tyre, të cilët duan që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së saj private.
“Sa herë je dashuruar?”, e ka pyetur dikush dhe ish-konkurrentja e “Për’puthën” ka treguar se ka pëlqyer, por nuk është dashuruar asnjëherë.
“Asnjëherë nuk jam dashuruar, kam pëlqyer, kam pasur fiksime, por dashuruar jo. Po të isha dashuruar, do isha martuar, do kisha ngecur”, është shprehur Shqipja.
Më pas një tjetër ka dashur të dijë se kur do të martohet Shqipja. Kjo e fundit si gjithmonë nuk lë pyetje pa u përgjigjur dhe i thotë ndjekësit: “Kur të gjej të duhurin”.
Top Channel