Top Channel ekskluzivisht raportoi paraditen e kësaj të shtune se për herë të parë shqetësimi në lidhje me përkthyesit afgan është diskutuar në Samitin e Natos në Bruksel mbajtur në mes të qershorit.

Përpjekjet e vendeve aleate të NATO-s mes tyre dhe të Shqipërisë në nxjerrjen nga Afganisatani të përthyesve e konfirmon një zënës i NATO- i cli iu përgjigj gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu i cili pyeti nëse NATO ka pasur një kërkesë ndaj Shqipërisë për të ndihmuar.

“NATO është duke luajtur një rrol mbështetës duke punuar ngushtësisht me aleatët për identifikuar mundësi për rivendosje dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është në kontakt me qeveritë e vendeve aleate për këtë çështje”. thotë zyrtari i NATO-s.

Në përgjigjen për Top Channel theksohet:

“Në mënyrë individuale disa vende antëare kanë zhvilluar plane për të zhvendosur afganasit të cilët kanë ndihmuar misionet e NATO-s në Afganistan.

Të tilla plane njohin trimërinë dhe shërbimet e Afganasve ku përfshihen edhe shumë përkthyes, mbështetës të misioneve tona të ndodhur shpesh në rreziqe personale. NATO  si një organizatë ndërkombëtare nuk jep azil apo aprovon aplikime për viza pasi ato janë vendime për vendet për tu marrë në bazë të ligjeve dhe procedurave”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA