Pas dy javësh betejë me flakët ministria e mbrojtjes deklaroi të mërkurën në mesditë se nuk ka më vatra zjarri në Karaburun.

Qindra orë betejë, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogorasë thuhet në njoftimin e ministrisë 16 ditë pas shfaqjes së zjarreve.

Tashmë fillon puna për llogaritjen e pasojave të kësaj katastrofe natyrore. drejtoresha e administratës së zonave të mbrojtura Lorela Laze  thotë se do të nisë menjëherë vlerësimi i dëmeve.

Rreziku nga zjarret që nisën për kullota, ishte më i madh gjatë këtyre 2 javëve në  momentin që iu afrua parkut të Llogorasë. flakët nisën të reduktohen me mbërritjen e ndihmës nga jashtë helikopterë  nga vendet e Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA