
Zjarri i cili po vazhdon për 3 javë me radhë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, ndërsa bëhet me dije se është dëmtuar një sipërfaqe prej më shumë se 187.000 hektarë.
Zjarri i cili mori nofkën “Dixie Fire” përfshiu pjesën veriperëndimore të Kalifornisë dhe ende nuk është vënë nën kontroll. Sipas deklaratës nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri (Cal Fire) i Kalifornisë, zjarri që vazhdon për tre javë me radhë, u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit.
Sipas deklaratës së Cal Fire, gjithsej 187.000 hektarë tokë në rajon u dogjën plotësisht dhe shumë ndërtesa u bënë të papërdorshme, ndërsa qyteza historike Greenville u shndërrua në hi.
Top Channel