Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është arrestuar teksa po shijonte pushimet luksoze në Mykonos të Greqisë.

Dragos Savelescu ishte së bashku me një tjetër person dhe u vu në pranga pasi akuzohet për përfshirjen në një skandal të madh në Rumani që ka lidhje me përvetësimin e parave publike.

Media greke, Protothema ka bërë publik lajmin duke shkruajtur se “Dragos po bënte pushime ‘Dolce vita’ me para të vjedhura”.

Dragos Savulescu ishte në një restorant të njohur në zonën e Mylos kur u arrestua. Urdhri i arrestit për të u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga website-t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore për dënimin me burg, Savulescu u arratis në Itali, konkretisht në Napoli derisa u vu në pranga në Greqi.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA