Media serbe “Blic” i ka kushtuar një botim vëmendjes së qytetarëve serb ndaj bregdetit shqiptar kohët e fundit.
“Blic” e krahason bregdetin shqiptar me atë të Malit të Zi në kohën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror të blerë aty.
Sipas gazetës, Shqipëria konsiderohet një mundësi e mirë investimi për turizëm pasi sipas saj “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”, një çmim i mirë ky krahasuar me Turqinë, Kroacinë apo Malin e Zi.
“Pas Greqisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bashkëqytetarët tanë po krehin gjithnjë e më shumë bregdetin e Shqipërisë në kërkim të pasurive të paluajtshme në afërsi të bregdetit, por edhe në bregdet. Shqipëria është një vend në rajon me çmime shumë të ulëta për metër katror, përveç faktit që pasuritë e paluajtshme blihen për pushime, blihen edhe si investim, duke llogaritur se tregu depërton edhe këtu”, sipas gazetës.
Top Channel