Babai i trafikantit mbetet në burg, Gjykata refuzon kërkesën e SPAK për Selim Çekajn

07/08/2021 19:50

Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën e  SPAK për të dërguar nga burgu me masën e arrestit në shtëpi 72 vjeçarin Selim Çekaj, i prangosur katër muaj më parë nën dyshimet se ishte pritësi i  49 kilogramëve kokainë.

I moshuari, i cili është babai i Arber Çekajt, edhe ai i dënuar më herët si trafikanti i 613 kilogramëve kokainë, këmbëngul nga qelia se nuk është i implikuar në trafik droge.

Madje prej 2018 kur edhe u zbulua ngarkesa e parë dhe e konsiderueshme e fshehur në një kontejner me banane të porositur nga kompania e tyre Arberi Garden, Selim Cekaj ka përsëritur se edhe i biri është i pafajshëm.

Dosja për të moshuarin që mbas goditjes se djalit hapi një kompani tjetër për tregtinë e bananeve, u transferua nga prokuroria e Durrësit pranë Spak.

Vetëm gjatë këtij viti policia kufitare ka goditur tetë raste të trafikut të kokainës, ku pesë prej tyre janë në Portin e Durrësit dhe tre të tjerat në pikat dalëse të Shkodrës dhe Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA