Nga Chiara Ferragni te Bebe Rexha, si reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës teksa kërcente me këngë shqiptare

06/08/2021 13:08

Dua Lipa i bëri të gjithë fansat shqiptarë krenarë, kur në profilin e saj në “Instagram” postoi një video ku shfaqej duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.

E rrethuar mes miqve dhe familjarëve, këngëtarja me famë botërore kishte vendosur një gotë në kokë dhe ia merrte valles.

Video e saj u bë menjëherë virale dhe u pëlqye nga miliona ndjekës të saj nga e gjithë bota. Madje këto pamje kanë marrë edhe vëmendjen e personazheve të famshëm, si Bebe Rexha, Naomi Campbell, Chiara Ferragni, Ava Max, Gigi Hadid e shumë të tjerëve.

Madje Bebe dhe Naomi i kanë lënë disa emoji me zemra Duas në postimin që mori mbi 3 milionë pëlqime.

Kujtojmë se Dua ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri dhe po pushon në jug të vendit. Fillimisht erdhi për vizitë pune në Tiranë, e më pas vizitoi edhe disa qytete të tjera së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Artistja e famshme ka zbuluar se po i shijon në maksimum pushimet dhe se nuk do donte që të largohej nga këtu. Ajo nuk ka nguruar që në profilin e saj në “Instagram” të reklamojë bukuritë e Shqipërisë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA