Foto ilustruese

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Shtetasi me iniciale K.D. ka qenë duke peshkuar, kur e ka zënë korenti. Sipas policisë, incidenti tragjik, ka ndodhur rreth orës 17:10, në fshatin Picallë.

Policia e Tiranës, po  ashtu njofton, se rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë në rrugën “Loni Ligori”, në kryeqytet. Zjarrfikësit kanë shuar flakët, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.

Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA