Temperaturat e larta në Greqi/ Inspektorët kontrollojnë nëse është ndalur puna në orët e pikut

03/08/2021 12:21

Kamera termike e Observatorit Kombëtar te Athinës regjistron gjurmën e valës së paparë të nxehtësisë.

Ndërsa termometri nen hije tregon ne qendër te kryeqytetit 37 grade, rrugët dhe ndërtesat duket sikur po digjen pasi temperatura ne to shënon 60 grade. Vetem tek pjesa e shatërvanit tek sheshi i Omonias dhe aty ku ka peme, temperaturat janë me te ulëta.

Greqia po përjeton ne ditën e gjashte, kulmin e një vale historike të motit te nxehte , e cila shkaktoi temperatura te niveleve te Afrikës apo Lindjes se Mesme.

E hëna, dita me e nxehte e kësaj vere kulmoi me 46.3 grade celsius ne Makrokomi te Fthiotidhes, ndërsa te paktën 6 qytete te tjera ne Greqinë qendrore regjistruan temperatura nga 44,1-45 grade. Sipas Shërbimit Sinoptik Kombëtar ky korrik ishte më i ngrohti i dekadës së fundit edhe për ishujt e Egjeut.

Sinoptikanët shpjegojnë nxehtësinë ekstreme që po përjetojmë me masat e ajrit qe mbizotërojnë 10 km mbi sipërfaqen e tokës. Ne krahasim me te kaluarën Greqia përballon çdo 5 vjet mot te nxehte, por tashme tepër me intensiv dhe te gjate.

Ne ketë mënyre rritet rreziku i zjarreve qe shkaktojnë me pas thatësirën e relievit, ndërsa gjithashtu ka rritje te nivelit mesatar të detit qe pasohet me fenomene te tejskajshme natyrore si reshje te vrullshme e përmbytje.

Te paktën 60 grupe te ministries se Punës kryejnë kontrolle per te pare ne se zbatohet orari i ndeprerjes se punës per 4 ore ne mesdite ne sektorin privat,per kategori te veçanta. Per tre dite vendet arkeologjike te hapura, nuk do te presin turiste pas mesditës deri ne orën 17.

Rrjeti kombëtar i energjisë është nën presion ekstrem për shkak të rritjes së konsumit me 22% me tepër nga përdorimi i kondicionerëve. Qeveria ne nje përpjekje per te siguruar burimet e nevojshme për të përballuar emergjencën, ka rikthyer ne funksionim edhe disa stacione të energjisë me qymyr te cilët i kishte mbyllur, pasi ne dy ditët ne vijim priten te njëjtat temperatura, sidomos ne Greqinë kontinentale.

Jane te shumte greket qe i referohen vales vdekjeprurëse te të nxehtit që goditi Greqinë në 1987 kur humben jetën nga nxehtësia me shume se 3,000 njerëz.

Top Channel