Pas pak ditësh Kaio Jorge do të marrë një avionin për të fluturuar drejt Italisë dhe për të filluar aventurën e re në radhët e Juventusit. 19-vjeçari brazilian, që konsiderohet një nga talentet e mëdha të futbollit të vendit “karioka”, po kërkon mënyra të ndryshme për t’u prezantuar me shokët e skuadrës së tij të ardhshme.
Sulmuesi i Santosit ka nisur të publikojë në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, histori në të cilat përmend Juventusin, teksa shfaqet në palestër duke kryer ushtrime të ndryshme.
Kaio Jorge aktualisht është në Recife, ku po zhvillon seanca stërvitore speciale me një trajner privat, me qëllim, siç u përmend më parë, të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e Juventusit. Trajneri personal, në Instagram, ishte i drejtpërdrejtë me fjalët e tij:
“Pak nga ajo që ndodhi sot me fenomenin e ri të Juventusit.”
Lojtari i lindur në vitin 2002 pritet në Torino të enjten, për të nisur një aventurë të re. Kaio Jorge, i cili mund të konsiderohet, edhe pse jo zyrtarisht, lojtar i Juventusit, është gati t’u rrëmbejë zemrat tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.
Top Channel