Spanjë-Argjentinë, konferencë spektalël para finales, Djokovic e Tom Brady bëhen gazetarë

18/07/2026 12:17

Botërori i këtij viti pati një tjetër risi, konferencë shtypi në formën e spektaklit përpara finales që u zhvillua përpara konferencave klasike. Gjithçka u zhvillua në Javits Center të Manhattan në kuadër të Fanatics Fest, që bashkoi edhe yje të sporteve të tjerë.

Në këtë event, ata që bënë pyetjet në vend të gazetarëve kanë qenë personalitete të kalibrit të Tom Brady, Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Rio Ferdinand, me këtë të fundit që ishte moderatori i eventit bashkë me aktorin komik Kevin Hart. Për më tepër, publiku në sallë ishte i përbërë nga tifozë që paguan një biletë për të hyrë.

Dy salla dhe shumë polemika.

Në fillim dukej se tifozët mund të merrnin pjesë në konferencat klasike të shtypit përpara ndeshjes, por jo. Ishin përgatitur 2 salla, një pikërisht për këto konferencat e zakonshme të trajnerëve me gazetarët dhe tjetra me publikun që ka paguar biletat në shitje  për 81.54 dollare, rreth 70 euro. Bëhej fjalë për një lloj spektakli si i finales së futbollit amerikan mes dy  konferenca, një event që FIFA në njoftimin e saj zyrtar për median e kishte prezantuar si një photo-opporunity(mundësi për të realizuar foto). Në fillim sipas Gazzetta dello sport, ftesa ishte edhe për gazetarët, por më pas u tërhoq pas konferencës së spanjollëve sepse auditori ishte plot.

Tërbimi i De La Fuentes

Përpara eventit, në konferencë për shtyp u shfaqën Rodri dhe De La Fuentes dhe më pas u kalua te Fanatics Fest me trajnerin spanjoll që u largua i irrituar sepse iu duk se po merrte pjesë në një festë për Messin dhe Argjetninën. Që në momentin kur ishte në skenë, De La Fuentes u ankua me një përgjigje për mungesë respekti dhe u largua i zemëruar. Për më tepër, ndërsa Spanja ndoqi rregiullat duke çuar trajnerin dhe kapitenin për të folur, tjetër gjë bëri Argjentina. Në fakt Messi foli vetëm gjatë eventit me pagesë dhe pas spektaklit shkoi të presë Scalonin dhe Emiliano Martines që shkuan në konferencën e zakonshme me 40 minuta vonesë

Pyetjet e personazheve VIP

Përveç pyetjes së Tom Brady për foton e Lamine Yamak dhe Messit, në skenë u ngjit edhe Novak Djokovic për të bërë disa pyetje. Tenisti serb pyeti trajnerin Scaloni dhe Messin sesi e menaxhojnë presionin e ndeshjeve të rëndësishme, ndërsa Kevin Durant pyeti portierin Emilianon martinez se çfarë do të bëjë nëse Argjentina do ia dalë të mbrojë titullin botëror. Më pas Djokovic vijoi diskutimin me trajnerin De La Fuente dhe kapitenin e Spanjës Rodri sesi e ruajnë qetësinë përpara ndeshjes më të rëndësishme në botë.

Top Channel