60 milionë raste COVID-19 që nga fillimi i epidemisë në Evropë

03/08/2021 02:44

Më shumë se 60 milionë raste COVID-19 janë regjistruar në Evropë që nga fillimi i epidemisë, duke zënë rreth 30 për qind të të gjitha rasteve të njohura në botë, treguan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zyra rajonale evropiane e OBSH-së bëri thirrje për “përpjekje më të mëdha për të bërë përparim më të shpejtë dhe më të barabartë në vaksinimin kundër COVID-19”, duke vënë në pah pabarazinë e gjerë midis disa vendeve.

Gjithashtu, ka pasur më shumë se 1.2 milion vdekje të lidhura me COVID-19 në rajon. Në nivel global, sipas të dhënave të OBSH-së, numri është 4.2 milionë vdekje deri më tani.

Top Channel